Fjalë Kyçe

Italia sërish goditet nga koronavirusi, pas kthimit të pushuesve nga vendet bregdetare

Italia sërish goditet nga koronavirusi, pas kthimit të pushuesve nga vendet bregdetare

Italia ka regjistruar mbi 500 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve të fundit për të tretën ditë radhazi, duke shënuar rekord të rasteve ditore që nga maji.

Shumica e rasteve që kanë rezultuar pozitive, janë të kthyerit nga Kroacia, Spanja, Greqia dhe Malta, transmeton KOHA.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Italia ka shënuar 629 raste të dielën, për herë të parë që nga 23 maji.

Kjo pasi, ministri Roberto Speranca kishte deklaruar se ka nënshkruar një urdhëresë për pushuesit jashtë vendit të cilët ktheheshin nga Spanja, Kroacia, Malta dhe Greqia për t’u testuar, shkruan The Guardian.

Për pjesën më të madhe të verës, gjurmimi i rasteve dhe masat e sigurisë e ndihmuan Italinë të jetë stabile me numër të ulët të rasteve me koronavirus, por një javë e nxehtë në gusht dëshmon se mund të mposhtë sukseset e mëparshme të një vendi.