Kombëtarja e Italisë, ka dyfishuar epërsinë kundër Turqisë.
Italia ka realizuar golin e dytë kundër Turqisë, me golin që e realizoi Ciro Immobile në min 66’, raporton lajmi.net.
Goli i parë erdhi pas një autogoli nga Merih Demiral në min 53’ dhe tani u dyfishua rezultati nga Immobile në min 66’.
Italia po dominon ndeshjen në tërësi, me shumë raste shënimi, ndërsa Turqit nuk po kanë ndonjë raste shënimi.
Mbetet të shihet nëse do të ketë përgjigje nga Turqia apo Italia do realizojë fitoren e parë në “Euro 2020”.