Italia ka shënuar rekord të rastesh me koronavirus që nga fillimi i pandemisë. Autoritetet italiane raportuan të enjten 8.804 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, njoftoi Reutersi.
Kjo shifër shënon një rritje të madhe krahasuar me një ditë më parë kur u shënuan 7.332 raste.
Po ashtu edhe numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është dyfishuar krahasuar me një ditë më parë. Të enjten u njoftua për 83 pacientë që humbën betejën me COVID-19.
Sidoqoftë, kjo është shumë më pak sesa në kulmin e epidemisë në mars dhe prill, kur numri i vdekjeve në ditë tejkaloi shifrën 900.
Italia ishte vendi i parë evropian që u prek rëndë nga koronavirusi. Deri më tash ka regjistruar 36.372 vdekje. Raste pozitive deri më sot janë 381.602.