Fjalë Kyçe

Italia shënon rekord të rasteve ditore me COVID-19

Italia shënon rekord të rasteve ditore me COVID-19

Italia ka vendosur rekord të ri të rasteve ditore me koronavirus.

Italia ka regjistruar 40.902 raste të reja me koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave ditore, raportojnë mediat italiane, transmeton lajmi.net.

Shifra e sotme vjen pas 254.908 testesh.

Përqindja e rasteve pozitive në 24 orët e fundit është 16 për qind.

Italia po ashtu ka regjistruar 550 viktima për një ditë kurse numri i pacientëve të shtrirë në përkujdesje intensive ka arritur në 3.230.