Fjalë Kyçe

Iu paraqitën si policë, ia grabitin çantën me rreth 50 mijë euro dhe një iPhone një personi në autostradën “Ibrahim Rugova”

Iu paraqitën si policë, ia grabitin çantën me rreth 50 mijë euro dhe një iPhone një personi në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia e Kosovës njofton se me datë 27.04.2022 rreth orës 20:55 në Stacionin Policor-Malishevë është paraqitur viktima shtetas turk, drejtor i një poliklinike në Prishtinë, duke theksuar se rreth orës 18:00 me veturën e tij me tabela te Shqipërisë ishte duke qarkulluar në Autostradën ,,Ibrahim Rugova’’ nga drejtimi Prishtinës në drejtim të Prizrenit.

Të njëjtin në zonën e Malishevës e kanë ndaluar dy persona të moshës 30-35 vjeçare, që ishin me veturë dhe njëri ishte prezantuar si polic.

“Të njëjtit kanë kontrolluar veturën dhe nga vendi (nën ulëse) i kanë marrë një çantë dore që brenda saj kishte rreth 40 – 50 mijë Euro para, një telefon IPHONE dhe librezën e veturës”, njofton PK-ja.

Viktima deklaron se tek te dyshuarit kishte vërejtur se mbanin armë në brez, por që nuk i kishin nxjerr nga brezi.

“Pas kryerjes se grabitjes te dyshuarit me veturën e tyre janë larguar ne drejtim të Prizrenit. Hetimet në vijimësi”, njofton policia.