Fjalë Kyçe

Izraeli ia kthen trupin e gabuar familjes së adoleshentit të vrarë palestinez

Izraeli ia kthen trupin e gabuar familjes së adoleshentit të vrarë palestinez

Ushtarët izraelitë të premten menduan se i kthyen mbetjet e një adoleshenti palestinez të vrarë në tetor, për të cilin kanë thënë se ishte duke hedhur bomba zjarri në Bregun e pushtuar Perëndimor, por pastaj familja u tregoi se trupi ishte i dikujt tjetër.

Ngatërrimi i tmerrshëm, të cilin ushtria izraelite e quajti “gabim fatkeq”, ka gjasë se do ta kthejë vëmendjen te politika kundërthënëse e Izraelit për t’i mbajtur mbetjet e palestinezëve të vrarë gjatë pretendimeve se kanë qenë duke kryer sulme, diçka për të cilën grupet për të drejtat e njeriut thonë se përbën ndëshkim kolektiv të familjeve të të vdekurve. Izraeli thotë se kjo politikë shërben si parandalim për sulmet në të ardhmen.

Izraeli kishte planifikuar që t’i kthente trupat e dy palestinezëve – Isra Khazimia dhe Amjad Abu Sultan – për “arsye humanitare”. Në kohën e sulmeve të pretenduara, thuhet se Khazimia kishte probleme të shëndetit mendor, ndërsa Abu Sultan ishte i mitur.

Por kur ishtarët i kthyen mbetjet e Abu Sultanit, familja e tij i informoi ata se ishte trupi i gabuar. Mbetjet nuk ishin identifikuar publikisht.

“Pas kthimit të trupit, u zbulua se trupi ishte identifikuar gabimisht. Ky gabim fatkeq është duke u rishikuar nga autoritetet përkatëse”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë izraelite. Ushtria kërkoi falje për gabimin dhe tha se mbetjet e duhura do t’i kthehn familjes të shtunën, përrcjell Express.

Adoleshenti Abu Sultan u vra në tetor përderisa po përpiqej të hidhte bomba zjarri në drejtim të veturave në një vendbanim izraelit, ka thënë ushtria izraelite. Në rastin tjetr, policia izraelite e qëlloi për vdekje Isra Khazimia-n në shtator, kur ajo thuhet se u përpoq të therte një oficer në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit. Mbetjet e saj janë kthyer sipas planit.

Qendra për Ndihmë Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut një Jerusalem, grup për të drejtat e palestinezëve, thotë se Izraeli është duke i mbajtur mbetjet e rreth 80 palestinezëve, shumë prej të cilave në varreza sekrete, ku varret janë të shënuara me pllaka me numra.