Fjalë Kyçe

Ja çfarë i ndodhi Taynës pas aksidentit në Prishtinë

Ja çfarë i ndodhi Taynës pas aksidentit në Prishtinë

Tayna po përballet me ndodhi të pakëndshme.

Reperja Tayna mbrëmjen e së martës ka pësuar një aksident trafiku mirëpo gjendja e saj shëndetësore është e mirë, shkruan lajmi.net.

Menjëherë pas aksidentit lajmi.net e ka kontaktuar menaxherin e saj, Rinor Hykollin i cili ka folur lidhur me këtë çështje.

“Po është e vërtetë, ka qenë një aksident i vogël por pa lëndime. Tayna është shumë mirë, fajtor ka qenë personi tjetër që ka godit makinën e Taynës”, ka thënë ai për lajmi.net ndërsa pas aksidentit Taynës i ndodhi edhe diçka tjetër e pa këndshme.

Ajo është dashur ta anuloj një prej koncerteve ku fansat e prisnin me padurim që të ngjitet në skenë.

Lajmin e dha vetë reperja në një postim në Instagram.