Edhe i ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe thotë se negociata mes Kosovës dhe Serbisë janë duke vazhduar.
Teksa ka shpërndarë postimin e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, Giacobbe ka thënë se pavarësisht përparimve te procesit puna është duke vazhduar.
“Pavarësisht raportimeve në media, negociatat në Bruksel vazhdojnë. Është bërë përparim, por puna vazhdon. Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë të angazhohen hapur dhe seriozisht”, ka shkruar Giacobbe.
Despite media reports, negotiations in Brussels continue. Progress has been made, but work remains. We encourage Kosovo & Serbia to continue to engage openly & seriously. https://t.co/An6lb5c5eZ
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) September 29, 2021