Fjalë Kyçe

Ja çfarë thotë Valverde për penalltinë e humbur nga Lionel Messi

Ja çfarë thotë Valverde për penalltinë e humbur nga Lionel Messi

Lionel Messi i siguroi fitoren skuadrës së tij, me golin e realizuar nga pika e bardhë, kur po luhej minuta e 42’.

Por, kur argjentinasi kishte mundësinë që të vuloste fatin e fituesit, në minutën e 84’, u tregua i i pasaktë në herën e dytë përballë Masip.

Nuk është hera e parë që Messi gabon nga penalltia, por Ernesto Valverde duket se nuk është i shqetësuar për këtë fakt.

“Jo, jo, nuk jam nervoz. Isha i bindur se ai do të shënonte të dyja” është përgjigjur Valverde kur është pyetur për penalltinë e Messit, transmeton lajmi.net.

“Leo është ‘bast i sigurt’. Ai mund të shënonte edhe më shumë gola” ka thënë ndër të tjerash trajneri i Barcës.

Ndeshja e radhës për Barcelonën do të jetë në kuadër të Ligës së Kampionëve, kundër Olympique Lyon.