Kryetari i VV-së, Albin Kurti, është takuar sot me të parin e LDK-së, Isa Mustafa.
Takimi i tyre ka të bëjë me përgatitjet për rrëzimin e Qeverisë, teksa siç ka potencuar Kurti përmes një postimi në Facebook, Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion.
Kurti ka thënë se me Mustafën është pajtuar për përgatitjen e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë.
Ky është postimi i plotë i Kurtit në Facebook:
Sot takova kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa.
Biseduam për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.
Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional.
Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet.
U pajtuam që t’i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë.