Fjalë Kyçe

Ja cili është lojtari më i shtrenjtë te Feronikeli?

Ja cili është lojtari më i shtrenjtë te Feronikeli?

KF Feronikeli është duke vazhduar me suksese në futbollin e Kosovë, por tashmë edhe në atë evropian.

Feronikeli me sukses e kaloi rrethin parakualifikues të Ligës së Kampionëve, duke u kualifikuar në rrethin parë në të cilin do të përballet me kampionin e Uellist, The New Saints FC, shkruan Insporti.

Trajneri Zekirija Ramadani ka ndërtuar një skuadër të frikshme me futbollistë të kualitet të lartë, siç është top golashënuesi i Superligës, Kastriot Rexha.

Në skuadrën e “Niklit” janë grumbulluar disa futbollistë me cilësi të lartë si Mendurim Hoti, Astrit Fazliu, Përparim Islami, Florian Smakiqi.

Atmosfera e krijuar brenda skuadrës ka bërë që sukseset të mos mungojnë për skuadrën nga Drenasi. Përkundër yjeve të shumtë në këtë skuadër, futbollisti më i shtrenjtë është portieri i talentuar, Florjan Smakiqi.

Kartoni i Smakiqit në tregun e transferimeve kushton 200 mijë euro. Sipas këtij vlerësimi të “Transfermarkt” reprezentuesi i Kosovës U-21 është futbollisti më i shtrenjtë.

Portieri 20 vjeçar në sezonin që shkoi u paraqitë në 27 ndeshje duke pranuar vetëm 12 gola, ndërsa në 17 ndeshje ka qenë i pa mposhtur.