Elvana Gjata zbulon profesionin që do të kishe nëse nuk do ishte këngëtare.
Në një intervistë të rrallë për Wake Up, Albi Nako ka folur sot gjerë e gjatë rreth jetës së tij.
Duke qenë se puna e lidh me artistë të shumtë, në daljet e tij televizive shpesh koreografi i përmend ata.
Mëngjesin e sotëm ai është shprehur se nëse Elvana Gjata nuk do ishte këngëtare, do ishte një kërcimtare e shkëlqyer.
“I kam thënë Elvanës se ajo në këtë jetë po të kishe bërë profesionin e baletit, do ishte zgjedhje shumë e mirë. Baleti i shkon. Ajo do ishte një super kërcimtare, e ka shumë perfekt kërcimin”.