Arrestohen dy persona pasi që dyshohen se kanë rrahur një polic, i cili ishte jashtë detyre, njofton policia, shkruan GazetaAlo.
Ngjarja kishte ndodhur në Prishtinë, meqë rast të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.
“ Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar, zyrtar policor jashtë detyre. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje” /GazetaAlo/