Deputeti i LDK’së, Arban Abrashi ka publikuar fotografi nga mbledhja e kryesisë së LDK’së, shkruan Periskopi.
Abrashi në mbishkrimin e kësaj fotografie ka shkruar ‘Lidhja po vjen’.
Por, çfarë po paralajmëron Abrashi me këtë fjalë mbetet të dihet pas përfundimit të kësaj mbledhje.
Ndryshe, Arban Abrashi mohon se do të jetë kandidat për kreun e LDK’së.