Fjalë Kyçe

Ja futbollistët më të shtrenjtë në Itali (Foto)

Ja futbollistët më të shtrenjtë në Itali (Foto)

Cristiano Ronaldo nuk është më mes 10 lojtarëve më të shtrenjtë të Evropës, por në Itali mbetet i pari.

Në listën e përpiluar nga “KPMG Football” për Serinë A, për lojtarët më të shtrenjtë, CR7 ndodhet në krye me shifrën e 107 milionë eurove.

Pas tij vijnë dy argjentinasit, Paulo Dibala i Juventusit, me 95 mln euro, dhe Mauro Ikardi (i Interit), i vlerësuar në shifrën e 90 milionë eurove.

Lista vazhdon me lojtarë të tjerë të njohur e të afirmuar, si Pjaniç, Imobile apo edhe Kulibali i Napolit.

Por, ai që bën përshtypje është mesfushori i Milanit, Frenk Kesi, i cili mbyll listën e 10 të parëve, me një vlerësim që kap shifrën e 55 milionë eurove.