Fjalë Kyçe

Ja ku do të luhet Superkupa e Italisë

Ja ku do të luhet Superkupa e Italisë

Superkupa e Italisë mes Juventusit dhe Lazios do të luhet sërish në Arabinë Saudite, ka konfirmuar zyrtari i Lega Serie A, Luigi de Siervo.

Sezonin e kaluar ka pasur polemika të mëdha kur trofeu shkoi në Juve pas mposhtjes së finalistëve të Kupës së Italisë në Jeddad, mes shqetësimeve në rritje rreth situatës politike dhe humanitare.

“Ne kemi një kontratë me ta për tri edicionet e Superkupës dhe një luajtur tashmë në Jeddad”, ka deklaruar De Siervo.

“Lega dëshiron të respektojë kontratë. Ne nuk po luftojmë me Arabinë Saudite dhe vetëm një kërkesë specifike nga të dy klubet do të na pengonte të luanim atje”.