Ramiz Sadiku dhe Bashkimi i Koretinit të Kamenicës janë dy skuadrat e Ligës së Parë që kanë mbetur në barazh për të mbijetuar në këtë ligë, të paktën edhe një edicion.
Ndërkohë, nga Liga e Dytë, në të dyja grupet janë Dardana dhe Rahoveci.
Çiftet e barazhit janë, Ramiz Sadiku – Dardana dhe Bashkimi – Rahoveci.
Takimet pritet të luhen në stadiumin Riza Lushta në Mitrovicë.