Fjalë Kyçe

Ja ku po transferohet Toni Kroos

Ja ku po transferohet Toni Kroos

Mesfushori gjerman Toni Kroos është i gatshëm të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, pas qëndrimit pesë vjeçar.

‘The Sun’ shkruan se ‘Djajtë e Kuq’ do të negocionin me Real Madridin, duke iu ofruar deri në 50 milionë euro për 29 vjeçarin, përcjell ‘lajmi.net’.

Kroos ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2022, por është duke e menduar largimi nga kryeqyteti spanjoll, për të rindërtuar karrierën në një vend tjetër.

Mesfushori është objektiv i Manchester United që një kohë të gjatë, pasi ‘Djajtë e Kuq’ janë përpjekur të nënshkruajnë me të edhe në vitin 2014, por Kroos në fund kishte zgjedhur Real Madridin.