Fjalë Kyçe

Ja kujt ia dha Christian Eriksen fanellën në stadiumin “Fadil Vokrri”?

Ja kujt ia dha Christian Eriksen fanellën në stadiumin “Fadil Vokrri”?

Kosova dhe Danimarka kanë barazuar me rezultat 2-2 në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe super ylli danez Christian Eriksen, i cili u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe vetëm pak minuta më pas realizoi nga pika e bardhë.

Pas ndeshjes, ylli i skuadrës angleze të Tottenhamit shkoi tek tifozët për të dhuruar fanellën e tij.

Shumë tifozë kërkuan fanellën e tij, megjithatë në fund Eriksen zgjodhi një ushtarak të KFOR-it danez, i cili po mbante një flamur të shtetit të tij.