Fjalë Kyçe

Ja kujt ja dedikon fitoren Milot Rashica

Ja kujt ja dedikon fitoren Milot Rashica

Milot Rashica ka folur pas fitores së Kosovës në udhëtim te Bullgaria në kuadër të ndeshjes eliminatore për Euro 2020.

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar në udhëtim te Bullgaria me rezultat të ngushtë 3-2, por është fitore e madhe pasi erdhi me rikthim.

Kjo fitore e ka bërë të lumtur njërin nga shënuesit e Kosovës, Rashicën, i cili tha pas ndeshjes se kjo fitore ishte e merituar dhe i dedikohet gjithë Kosovës.

“Si çdo ndeshje dhe në këtë ndeshje i patëm raste. Arritën të kthehemi pas disavantazhit dhe goli në minutat e fundit e bëri edhe më të mirë këtë fitore”, ka thënë fillimisht Rashica pas ndeshjes.

“Kemi dhënë çdo gjë nga vetja dhe në fund ia arritën. Me një fitore si kjo ja vlen çdo gjë qe kemi bërë”.

“Goli i dytë e rriti motivin tonë dhe ia dolëm ta marrim fitore”.

“Kjo fitore mendoj se është e merituar dhe fitoren e merituam edhe ndaj Malit të Zi. Kjo fitore është për gjithë Kosovën”, përfundoi vushtrriasi.