Fjalë Kyçe

Ja kundërshtarët e mundshëm të Klitschkos, pas rikthimit në ring

Ja kundërshtarët e mundshëm të Klitschkos, pas rikthimit në ring

Ish kampioni botëror i boksit, Wladimir Klitschko është duke konsideruar një rikthim në boks.

Klitschko konsiderohet si më i miri i gjeneratës së tij, së bashku me vëllanë e tij Vitali Klitschko.

42 vjeçari ka fituar 64 nga 49 duelet e tij në karrierën profesionale, të cilat 53 me nokaute.

Raportimet e fundi thonë se Klitschko është duke shqyrtuar mundësinë për të nënshkruar një kontratë për tri duele me DAZN.

Thuhet se Klitschko do të dëshironte kundërshtar me kualitete më të dobëta, pasi ka qenë jashtë ringut për një kohë të gjatë.

Duelet besohet se do të zhvillohen në territore të njohura nga ukrainasi, në Gjermani, vendi ku Klitschko korri sukseset e tij.

Për ndeshjen e dytë besohet se ai do të kërkonte duelin me Tyson Fury, si një revansh për 2017-ën.

Kurse, krejt në fund, ai do të shqyrtonte edhe një revansh me britanikun tjetër, kampionin Anthony Joshua.