Kombëtarja e Kosovës në futboll zhvilloi ditën e sotme seancen e parë stërvitore parapërgatitëse për miqësoren me Danimarkën, shkruan Gazeta Alo.
Trajneri Bernard Challandes, vendosi që t’i pushonte disa nga futbollistët që patën ndeshje me klubet e tyre ditën e diel.
Stërvitja zgjati afër 1 orë dhe ishte e hapur për media.
Seancën e dytë stervitore Kombëtarja e Kosovës do ta ketë ditën e nesërme (e martë). /Gazeta Alo