Fjalë Kyçe

Ja kur mësohet emri i trajnerit të ri te Kombëtarja e Shqipërisë

Ja kur mësohet emri i trajnerit të ri te Kombëtarja e Shqipërisë

Shkarkimi i Christian Panuccit nga detyra e trajnerit të Shqipërisë ishte tema kryesore sot në Shqipëri.

Vendimi u morr sot në mesditë, nga Federata Shqiptare e Futbollit, pas shumë rezultateve të dobëta nga kombëtarja ‘kuq e zi’.

Disfata ndaj Turqisë ishte goditja fatale për italianin. Pas kësaj humbjeje, presidenti i FSHF, Armando Duka, ka thënë se shkarkimi i Panuccit ishte domosdoshmëri.

“Prisnim që të kishte një energji ndryshe skuadra, një paraqitje ndryshe në ndeshjen e parë kualifikuese. Kjo është një arsye pse menduan që edhe pas paraqitjes jo shumë të suksesshme në Nation League të vazhdonim me Panuccin, sepse do të ndryshonte diçka në skuadër. U pa një skuadër pothuajse inekzistente, që na çoi në një vendimmarrje të detyrueshme. Dhe ai që duhej ndryshuar ishte pikërisht trajneri” ka thënë Duka për ‘Supersport’.

Nuk kam menduar asgjë se kush do të jetë trajner i Shqipërisë. Pas ndeshjes me Andorrën do të mendojmë për teknikun që i duhet skuadrës. Nuk është një gjë e lehtë” ka thënë ai tutje duke folur për emrin e radhës që do të zë bankinën e ‘kuq e zinjve’.

Mbetet të shihet se si do t’ia dali kombëtarja e Shqipërisë në ndeshjen ndaj Armenisë, pa një njeri kryesorë në stolin e saj.