FSHF ka publikuar pak më parë lajmin se Kristian Panuçi nuk do të jetë më në krye të kombëtares shqiptare.
Humbja ndaj Turqisë ka rrezultuar fatale për trajnerin italian, çka i ka kushtuar edhe vendin e punës.
Në takimin ndaj Andorrës në transfertë, që do të luhet ditën e hënë, në krye të stolin kuqezi do të jenë Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.
Mbrëmjen e djeshme u aludua për një shkarkim te Panuçit, madje doli edhe një emër që do ta zëvendësonte, Edi Reja, ish trajner i Napolit, Bolonjës, Torinos, Lacios e Atalantës.