Personi që shihni në foto është Indrit Sadedini, 33-vjeçarit të cilit sot iu bë atentat me eksploziv në zonën e Lungomares në Vlorë.
Sadedini dyshohet se ka qënë duke kaluar poshtë pallatit të tij dhe në momentin që ka kaluar pranë një trotuari aty ka shpërthyer lënda plasëse tip tritol.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet 33-vjeçari i shtrirë përtokë, ndërsa policia ka rrethuar zonën e ngjarjes.
Indrit Sadedinit edhe para katër vitesh i është vënë një sasi tjeter lënde plasese më makinën e tij, por e pikasi në kohë dhe u hoq nga forcat xhenjerë.
Ndërkohë policia ka gjetur një makinë të djegur në zonën e Babicës, e cila dyshohet të jetë e autorëve të ngjarjes.
33-vjeçari është dërguar drejt Tiranës për një ndihmë të specializuar mjekësore, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërsa dyshohet se si pasojë e shpërthimit ka humbur të dyja këmbët.