Fjalë Kyçe

Ja kush u zgjodh trajneri më i mirë i muajit janar në Premierligë

Ja kush u zgjodh trajneri më i mirë i muajit janar në Premierligë

Ole Gunnar Solskjaer është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit janar në Premierligë.

Norvegjezi po shijon një përvojë të paharruar te Manchester United, pas marrjes së drejtimit të ekipit në dhjetor të vitit të kaluar.

Solskjaer, është emëruar trajner i Manchester United më 18 dhjetor, duke zëvendësuar të shkarkuarin Jose Mourinho.

Fillimi i epokës së tij në ‘Old Trafford’ ka qenë mbresëlënës, duke arritur nëntë fitore dhe vetëm një barazim në dhjetë ndeshjet e para.

Këto rezultate kanë bërë që me plot meritë atij t’i takojë çmimi i trajnerit më të mirë të muajit janar në elitën e futbollit anglez.

Ndeshja e radhës e Manchester United në Premierligë është ajo e ditës së shtunë kundër Fulham në udhëtim.