Fjalë Kyçe

Ja me kë do të përballet Joshua në dy vitet e ardhshme,në listë edhe Wilder e Fury

Ja me kë do të përballet Joshua në dy vitet e ardhshme,në listë edhe Wilder e Fury

Anthony Joshua për shumë kë konsiderohet si boksieri më i mirë aktualisht. Por, çfarë duhet të bëjë ai për ta vërtetuar këtë?

Dy vitet e ardhshme do të jenë më të rëndësishmet të karrierës së tij, në aspektin e vërtetimit të epitetit si më i miri.

Thuhet nga “World Boxing News” se Eddie Hearn po punon që në pesë duelet e radhës së britanikut, njëri të jetë kundër Deontay Wilder, transmeton lajmi.net.

Që Joshua të jetë më i miri, ai duhet ta eliminojë dilemën e quajtur Wilder, apo ndoshta edhe atë të Tyson Fury.

Në rast se Fury do ta mposhte Wilderin në ndeshjen e revanshit, atëherë ai do të ishte kundërshtari për tu mposhtur, pasi më herët ka qenë kampion i pa diskutueshëm, por titujt e tij u morën nga komisioni disiplinorë.

Një duel mes gjigantëve  anglez do të mund ta shihnim më saktësisht në vitin 2020.

Nëse Joshua do të mposhte Wilderin apo Furyn, atëherë vëmendja do të kthehej tërësisht tek titulli WBA, ku ai do të duhej ta neutralizonte Trevor Bryanin, diku kah fundi i vitit 2020.

Dillian Whyte, Kubrat Pulev, Jarrell Miller, Deontay Wilder ose Tyson Fury, dhe në fund Trevor Bryan.

Jo një plan i keq për pesë ndeshjet e radhës, mirëpo paksa mërzitëse ta mendosh se Wilder/ Fury kundër Joshuas do të jetë dy vite larg.