Fjalë Kyçe

Ja në cilin stadium do të zhvillohen ndeshjet e barazhit për Superligë

Ja në cilin stadium do të zhvillohen ndeshjet e barazhit për Superligë

Në edicionin 2018/2019, në Superligën e Kosovës u zhvillua një garë e nxehtë për titullin e kampionit.

Pas 33 javësh, Feronikeli e fitoi garën e ngushtë me FC Prishtinën duke arritur ta fitojë titullin e tretë në histori të klubit.

Garë e ngushtë u zhvillua edhe në zonën e barazhit deri në fund të edicionit.

Gjilani, Trepça’89, Ferizaj, Flamurtari, Drenica dhe Ballkani ishin në ‘betejë’ për t’i ikur barazhit.

Megjithatë, pas përfundimit të edicionit, vetëm Gjilani dhe Trepça’89 mbetën në këtë zonë.

Tashmë është bërë e ditur se në ndeshjet e barazhit, Trepça’89 do të përballet me Vëllaznimin, derisa Gjilani do të luajë ndaj Besës së Pejës.

Të dyja ndeshjet e barazhit do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Më 30 maj, Gjilani përballet me Besën, derisa më 1 qershor Trepça’89 luan ndaj Vëllaznimit.