Fjalë Kyçe

Ja në sa ora dalin në shitje biletat për ndeshjen me Bullgarinë

Ja në sa ora dalin në shitje biletat për ndeshjen me Bullgarinë

Me 25 mars Kosova fillon fazën kualifikuese për Euro 2020.

“Dardanët” si kundërshtar të parë në këto kualifikuese do ta kenë Bullgarinë në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Interesimi për këtë ndeshje pritet të jetë shumë i madh dhe kërkesat për bileta do të kapërcejnë kapacitetin e stadiumit.

Biletat për ndeshjen me Bullgarinë do të dalin në shitje sot në ora 16:00.

Ato do të mund të sigurohen online në “tiks.app”.

Gjithashtu mësohet se biletat për ndeshjen miqësore me Danimarkën janë shitur pothuajse të gjitha.