Fjalë Kyçe

Ja sa bileta janë shitur deri tani për ndeshjen, Shqipëri – Moldavi

Ja sa bileta janë shitur deri tani për ndeshjen, Shqipëri – Moldavi

Kombëtarja Shqiptare luan sfidën e saj të katërt kualifikuese, në grupin H, në shtëpi përballë Moldavisë.

2 humbjet dhe vetëm një fitore me Andorrën, si dhe loja jo e mirë nga kuqezinjtë, kanë zbehur edhe interesimin e tifozëve për këtë takim.

Sfida e cila do të luhet në 20:45, në “Elbasan Arena”, ka shënuar shumë pak bileta të shitura. Rreth dy orë para nisjes së takimit, gazeta mëson se janë shitur vetëm 3800 bileta, në një stadium që shkon në rreth 13.000 vende, shkruan “Panorama Sport”.

Kundërshtari i një niveli jo shumë të fortë, por edhe paraqitjet jo të mira nga Shqipëria, kanë bërë që edhe interesimi të jetë i ulët.

Gjithsesi, pritet që të ketë shumë tifozë, të cilët e blejnë biletën, vetëm pak momente para se të futen në stadium.