UEFA ka zyrtarizuar shifrat që do të marrin klubet nga pjesëmarrja në kupat e Evropës.
Kampini i Kosovës, Feronikeli ka arkëtuar 260 mijë euro si kampion i Kosovës.
Nga kalimi i turit paraliminator ka arkëtuar edhe 230 mijë euro, ndërkohë që merr edhe 280 mijë euro nga pjesëmarrja në turin e parë kualifikues.
Ata kanë në dorë kualifikimin në turin e dytë, që do u sillte edhe 380 mijë euro. Në rast eliminimi, përfitojnë edhe 260 mijë euro dhe vijojnë rrugëtimin në Europa League.
Momentalisht kanë të sigurta 1 milion e 30 mijë euro.