Fjalë Kyçe

Ja sa miliona euro i kërkon Wanda për Icardin

Ja sa miliona euro i kërkon Wanda për Icardin

Inter dëshiron që Mauro Icardi ta nënshkruajë kontratën e re, edhe pas marrjes së shiritit të kapitenit.

Skuadra italiane ka kohë që e ka përgatitur kontratën e re për sulmuesin argjentinas, mirëpo ky i fundit kërkon një pagë të lartë.

Wanda Nara, agjentja dhe bashkëshortja e Icardit, ka refuzuar 7 milionë euro pagë në sezon nga Interi.

Ajo ka kërkuar nga nerazurët që t’i ofrojnë argjentinasit 10 milionë euro në sezon, ndryshe nuk do të firmoset kontrata.