Fjalë Kyçe

Ja si duket rënditja tabelare e IPKO Superligës, pas javës së 29-të

Ja si duket rënditja tabelare e IPKO Superligës, pas javës së 29-të

Ka përfunduar përballja e fundit e javës së 29 në IPKO Superligën e Kosovës, shkruan GazetaAlo.

Fillimisht skuadra e KEK-ut ka kaluar në epërsi ndaj Flamurtarit në sfidën e cila është zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet.

Golin e epërsisë e ka shënuar Vigan Veliu (KEK-u) nga afërsia për skuadrën e KEK-ut, 0-1.

Mirëpo Flamurtari është kundërpërgjigjur dhe ka barazuar rezultatin në 1:1 me golin e shënuar nga Shend Kelmendi.

Pjesa e parë e kësaj sfide ka përfunduar me rezultatin 1:1.

Në pjesën e dytë ishte skiadra vendase e cila e dëshironte më shumë fitoren në këtë përballje tejet interesante.

Dhe si rrjedhojë e sulmeve të parreshtura vjen ede goli i shumë kërkuar kur po luhej minuta e 81 e takimit.

Për rezultatin final Flamurtari – KEK-u ka shënuar Florim Berbatovci.

Me këtë përballje është kompletuar rënditja tabelare pas javës së 29-të. /GazetaAlo

Kjo është rënditja.