Fjalë Kyçe

Ja si e komenton Hysaj humbjen e Shqipërisë

Ja si e komenton Hysaj humbjen e Shqipërisë

Elseid Hysaj mendon se si sulmi, ashtu edhe mbrojtja – e kanë fajin më të madh që mbrëmë Shqipëria humbi 2-0 nga Turqia në “Loro Boriçi”.

Kuqezinjtë e nisën rrugëtimin për “Euro 2020” me humbje të hidhur, pasi në fundin e ndeshjes, të irrituar ishin edhe tifozët që kanë humbur durimin me Kombëtaren që sdi për fitore në katërt takimet e fundit.

Madje madje, jo vetëm që nuk ka fituar, por në katër ndeshjet e fundit as nuk ka shënuar të paktën një gol, derisa ka pësuar 10 të tilla, raporton Gazeta Express.

Intervista e kapitenit Elseid Hysaj, dhënë për emisionin “Kuqezi”, në Supersport, pas ndeshjes që Shqipëria humbi me rezultatin 0-2 ndaj Turqisë, në “Loro Boriçi”.

Çfarë duhet të bënit më shumë, për të shmangur këtë nisje?
Duhet t’i shohim gjërat më me pozitivitet, pasi patëm lojën nën kontroll tërë kohës dhe u ndëshkuam për një gabim tonin. Natyrisht që duhet të bëjmë më shumë, por duke u nisur nga ky takim i sotëm, të shohim përpara.

Mendoni se duhet të ishit më agresivë në sulm?
Ne kemi shkuar shpesh në sulm, por atje duhet të gjejmë zgjidhje dhe të shënojmë. Nuk mund të shkosh shpesh në sulm dhe të mos konkretizosh aksionet, pasi kjo ndikon edhe në shpenzimin e energjive.

Flasim për sulmin, por po gabojmë shpesh edhe në mbrojtje…
E pranuam që golin e parë e morëm për fajin tonë dhe natyrisht që kemi punë për të bërë edhe mbrapa.. .

Çfarë duhet të bëjmë për të synuar diçka pozitive?
Duhet t’u kemi të gjithëve në krah, për të parë përpara, sepse eliminatoret sapo kanë filluar dhe pas 3 ditësh kemi ndeshjen me Andorrën ku duhet të fitojmë patjetër.