Fjalë Kyçe

Ja si e komenton Josa fitoren kundër Ballkanit

Ja si e komenton Josa fitoren kundër Ballkanit

Josa e komenton kështu fitoren kundër Ballkanit
March 31, 2019

FC Prishtina e ka mundur Ballkanin 2:0 në udhëtim, me dygolëshin e Meriton Korenicës.

Trajneri i ekipit nga kryeqyteti, Mirel Josa, është shprehur tejet i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në këtë takim.

Josa tha se ishte i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij dhe theksoi se ekipi ishte shumë i motivuar për të fituar tre pikët.

“Ne kishim parasysh që Ballkani është një skuadër që bën lojë të mirë. Ne duhet të ishim shumë më të qartë në presionin ndaj tyre, megjithatë këto janë probleme që mund të ndodhin në ndeshje. Ishim të motivuar për ta fituar këtë ndeshje”, tha Mirel Josa për SS Kosova.

“Nuk ishte ndeshje e thjeshtë, kjo për mua ishte shumë e vështirë, sikur të gjitha ndeshjet në Superligën e Kosovës”, përfundoi ai.