Derbi i luajtur në kryeqytet, në kuadër të xhiros së 21 e Ipko Superligës përfundoi 1:1.
Pas ndeshjes, trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani ka thënë se ekipi i tij kishte mundësi të fitonte dhe gjynah që nuk e bëri këtë.
“Ne e morëm atë për çfarë erdhëm. Ishim duke humbur, barazuam pastaj kishim një lojtar më shumë në lojë. Bëmë zëvendësime që mund të bënin diferencën, por ja që goli i dytë nuk erdhi. Më vjen keq që nuk arritëm të fitojmë pasi e patëm mundësinë. Është gjynah, por edhe Prishtina pati mundësitë e veta”, deklaroi Ramadani për SuperSport.
Ai foli edhe për Prishtinën.
“Kam fjalë pozitive për Prishtinën. U mbrojtën mirë edhe pse ishin me një futbollist më pak”, shtoi Ramadani.
Pavarësisht barazimit, Feronikeli vazhdon të jetë lider.