Nora Gjakova u eliminua herët sot nga Grand Slam “Abu Dhabi 2019”, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo, xhudistja kosovare e shënoi një fitore të veçantë në këtë kompeticion, i cili po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Nora e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë e rrahu serben Marica Perisic, siç mund ta shihni edhe përmes kësaj videoje.
Mirëpo, Gjakova u ndal në rrethin e tretë nga koreania Sun Hyo Ri, në kategorinë 57 kilogramë.
Ndërkohë, Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë pasi dominoi në kategorinë 52 kilogramë.
Garuesi tjetër kosovar, Akil Gjakova do të garojë të premten, kurse Loriana Kuka të shtunën.