Fjalë Kyçe

Ja si përgjigjet Alba për krahasimin Messi-Vinicius

Ja si përgjigjet Alba për krahasimin Messi-Vinicius

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, është lojtari i fundit që ka lavdëruar paraqitjet e talentit të Real Madridit, Vinicius Junior.

Por, reprezentuesi i Spanjës, nuk ka mundur të mos reagojë për krahasimet e bëra mes Messit dhe Vinicius.

Sipas Albas,nuk është e lejueshme që të krahasosh brazilianin e ri me Leo Messin.

“Vinicius është një lojtar i madh. Unë kurrë nuk ka thënë ndonjë gjë të keqe për të. Por të krahasohet ai me më të mirët në botë..wow. Duhet të jeni të vetëdijshëm dhe të sinqertë”.
“Messi është më i miri në botë, dhe më të nuk mund të krahasohet as ai apo kushdo tjetër”.
Vinicius kishte disa mundësi të mira shënimi në ‘El Clasico’ kundër Barcelonës, por nuk arriti të mposhte portierin Ter Stegen. /GazetaAlo