Fjalë Kyçe

Ja si përgjigjet Bylbyl Sokoli kur pyetet për ngjajshmërinë me Jose Mourinhon

Ja si përgjigjet Bylbyl Sokoli kur pyetet për ngjajshmërinë me Jose Mourinhon

Trajneri i Ferizajt, Bylbyl Sokoli, është pyetur në emisionin Dueli Sportiv në RTV Dukagjini, rreth ngjajshmërisë me trajnerin portugez, Jose Mourinho.

Sokoli ka thënë se nuk mendon se mendon se ngjason me ndonjë trajner.

“Nuk mendoj se ngjasoj me Jose Mourinhon apo ndonjë trajner. Unë jam vetvetja dhe nuk e kam menduar një gjë të tillë”, theksoi Bylbyl Sokoli për Dueli Sportiv,

Sokoli në katër ndeshjet e fundit me Ferizajn i ka arritur katër fitore duke e larguar ekipin nga zona e barazhit.