E dijmë që sezona e verës është shumë e ngarkuar për këngëtarët, të cilët janë të angazhuar për të kënduar në dasma, mbrëmje muzikore e ahengje të ndryshme familjare.
Njëra ndër këngëtaret më të kërkuara në këtë sezonë ka qenë edhe Afërdita Demaku, shkruan Kosovarja.
Ajo është parë duke plotë elegancë në paraqitjet e saj në ahengje të ndryshme duke krijuar atmosferë.
E pas gjithë këtyre angazhimeve këngëtarja ka zgjedhur bukuritë malore të Prevallës për tu relaksuar e pushuar nga dasmat.
Afërdita ka ndarë me ndjekësit në Instagram një fotografi nga kjo vizitë, teksa është shfaqur me veshje më sportive.
“Bac përhajr dasma”, është kënga e fundit e Afërditës, në duetë me vajzën e djalin e saj.