Për 17 shkurt, tingujt e muzikës patriotike u dëgjuan në Gllogjan. Aty qytetarët e shumtë bënë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. Ndërsa, atmosferë festive kishte edhe në qytetin e Pejës, T7 .
20 vjet më parë, këtu në Gllogjan të Deçanit, po luftonin Shkëlzen dhe Luan Haradinaj. E sot, janë pikërisht nipat e mbesat e tyre që kanë ardhur për t’i nderuar me homazhe.
Dëshmorët në Gllogjan në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës i nderuan edhe qytetarë të shumtë.
Tek varrezat e dëshmorëve, nuk kishin si të mungonin as lotët.
E dikush që nuk e largon asnjëherë uniformen e UÇK-së, herët në mëngjes e kishte nisur udhëtimin e tij në qytetet e Kosovës.
Atmosfere e njëjtë festive ishte edhe në qytetin e Pejës.
Deklarata e Pavarësisë ishte ekspozuar për herë të parë në këtë qytet.
Kjo gjë e zgjoi kureshtjen e qytetarëve, të cilët edhe e mirëpriten këtë ide.
E flamujt e shtetit të Kosovës, kishin mbuluar sheshin kryesor të Pejës.
Për disa qytetarë, kjo ditë sjell gëzime ngjashëm me 17 shkurtin e 2008-ës.
Por, për dikë, ky zbukurim i sheshit dhe aktivitetet e tjera në këtë qytet, nuk janë të mjaftueshme.
E 11 vjetorin e pavarësisë, po e shijonin më së shumti fëmijët.