Fjalë Kyçe

Ja statistikat e jashtëzakonshme te Salah-it

Ja statistikat e jashtëzakonshme te Salah-it

Mohamed Salah tashmë ka rigjetur formën më të mirë tek Liverpooli.

Ylli egjiptiani pas një starti jo edhe aq të mirë këtë sezon të garave, tashmë Salah është duke treguar performancë të lartë ashtu siç kishte bërë sezonin e kaluar.

Salah mbrëmë shënoi një gol në fitoren e madhe te Liverpoolit kundër Arsenalit (5-1).

Statistikat e egjiptianit nga koha kur veshin fanellën e gjigantit anglez janë të jashtëzakonshme.

Salah deri tash në këtë sezon ka shënuar 16 gola dhe 7 asistime. 44 gola dhe 16 asistime edicionin e kaluar, kurse, në total ka shënuar 60 gola dhe 23 asistime për një vit e gjysëm.

Skuadra e Jurgen Klopp është në rrugë të mirë që të prek titullin e kampionit në Premier League pas shumë vitesh.

Liverpool aktualisht kryeson Premier Leaguen me 54 pikë, i ndjekur nga Tottenham me 45 pikë të grumbulluara.