Fjalë Kyçe

Jahjaga: Korrupsioni po ngulfat vendin tonë

Jahjaga: Korrupsioni po ngulfat vendin tonë

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, si pjesë e panelit në “FOL” ka shprehur qëndrimet e saj rreth disa problemeve me të cilat përballet vendi, me theks të veçantë për korrupsionin.
“Sot në “FOL” fola për korrupsionin- një nga pengesat kryesore për zhvillimin demokratik, ekonomik dhe social të Kosovës. Theksova rëndësinë për raportimin e rasteve të korrupsionit nga qytetarët dhe luftimin e tij nga autoritetet e drejtësisë”.

“Nepotizmi, klientelizmi, punësimet mbi baza partiake e politike, keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe forma të tjera të korrupsionit të shprehura në Kosovë ngulfasin vendin tonë dhe bllokojnë të gjitha përpjekjet për ndryshim pozitiv”.
Jahjaga ka thënë se Kosova sot, si kurrë më parë, ka nevojë për ndryshim pozitiv.