Ish-presidentja ka uruar aktoren Adriana Matoshi për çmimin që e rrëmbeu në Francë.
Aktorja Adriana Matoshi është shpërblyer me çmimin “Aktorja më e mirë” në “See a Paris 2020”, shkruan lajmi.net.
Këtë çmimi, Matoshi e mori me rolin që kishte në filmin “Nëntori i ftohtë”, me regji të Ismet Sijarinës.
Aktorja pranoi urime të shumta, në mesin e tyre e uroi edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, e cila u shpreh krenare për suksesin e saj.
“Çikat e Kosovës godasin sërish!
Adriana Matoshi fiton çmimin Aktorja më e Mirë në festivalin e Francës “See a Paris 2020″.
Krenare me ty”, shkruan Jahjaga.
https://www.facebook.com/atifete.jahjaga.zprk/posts/3069708563118266