Na ndajnë vetëm tre ditë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP” dhe banorët kanë vendosur t’i shijojnë në maksimum këto momente.Ata po zhvillojnë lojëra nga më të ndryshmet, duke u argëtuar pa masë.
Në një çast, Iliri i ka shkruar në ballë Donaldit “gomari i Shrekut”, duke shkaktuar të qeshura te Einxheli dhe Beniada, shkruan abcnews.
Kjo e fundit, për ta gjetuar fjalën i thotë aktorit: “Ty të pëlqen shumë ky gomari, është gomar special”.
Ndërsa, Donaldi me shaka e pyet: “Jam unë gomari?”, dhe Iliri i thotë “jo”: “Gomari i…”.