Klubi anglez, Liverpool ka rritur interesimin për mesfushorin e PSG-së, Adrien Rabiot.
Francezi në fund të këtij sezoni, mbyll kontratën me kampionët e Frnacës, dhe duket se lojtari preferon një klub të ri.
“L’Equipe” shkruan se krerët e Liverpoolit kanë mbajtur disa takime lidhur me transferimin e mundshëm te mesfushorit të PSG-së.
“Ther Reds” thuhet se tashmë janë futur në garë seriozisht për blerjen e Rabiotit, i cili prej kohësh është duke u kërkuar nga gjiganti spanjoll, Barcelona.
Muaji janar duket se do të jetë i “nxehtë” mes Liverpoolit dhe Barcelonës për ta bërë të vetin francezin.