Një ngjarje jo e zakonshme ndodhi sot në Janjevë.
Mëngjesin e sotëm ujqit ia kanë mbytur rreth 90 dele të fermerit Sokol Shabani.Shabani thotë se dëmi i shkaktuar është rreth 15 mijë euro.Për këtë pronari kërkon mbështetje nga organet komunale.
“Ujqit na kanë mbyt rreth 90 dele, nja 70 i kemi gjetë e 20 nuk po e dimë ku janë“, tha Sokol Shabani.Ai tha se në Komunë i kanë thënë se nuk kanë fond për këso raste.