Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha i ka thënë kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti se qëndrimet e Sllovenisë rreth dialogut janë të qarta, në telefonatën e tyre, të mërkuren.
Në bisedën mes tyre, është trajtuar menaxhimi i pandemisë dhe masat për rimëkëmbjen ekonomike.
“Sllovenia do t’i hapë kufijtë me kujdes pasi për momentin nuk ka raste të reja të infektimeve”, ka thënë Jansha, sipas njoftimit të Zyres së Kryeministrit Kurti.
Kryeministri slloven po ashtu ka theksuar se nga viti i ardhshëm Sllovenia do ta ketë kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe shteti i tij do të përqendrohet edhe më shumë në Ballkanin Perëndimor, duke nxitur bashkëpunimin rajonal si dhe integrimin e tij në BE.