Fjalë Kyçe

Januzaj përkujton Maradonën

Januzaj përkujton Maradonën

Anëtari i klubit spanjoll Real Sociedad, Adnan Januzaj, ka përkujtuar Diego Maradonën me një fotografi të postuar në rrjetin e tij social.

Maradona i cili vdiq të mërkurën në moshën 60 vjeçare, tronditi botën e futbollit ku u shkaktuan reagime të ndryshme, një nga to edhe nga djaloshi shqiptar i cili kujton takimin me legjendën.

“Pusho në paqe legjendë”, kishe shkruar në gjuhën angleze Januzaj në rrjetin e tij social.

Në fotografi, Januzaj duket të jetë fotografuar me argjentinasin në kohën kur luante për gjigantin anglez Manchester United.