Fjalë Kyçe

Jashari pranoi ftesën e Zvicrës – 20-vjeçari në radarin e Arsenal

Jashari pranoi ftesën e Zvicrës – 20-vjeçari në radarin e Arsenal

Ardon Jashari mund të jetë pjesë e skuadrës së Arsenal në të ardhmen.

Lojtari i ftuar së fundmi te kombëtarja e Zvicrës, Ardon Jashari shihet si një nga lojtarët më premtues në Zvicër.

20-vjeçari që është pjesë e skuadrës së Luzern, sipas raportimeve të ‘Relevo’ është në radarin e Arsenal, përcjell lajmi.net.

‘Gunners’ kanë shqyrtuar disa opsione për repartin e mesfushës dhe akoma janë në kërkim të një alternative.

Jashari mund të jetë lojtari për të cilin tentojnë ‘Gunners’, gjithnjë sipas ‘Relevo’.

Manuel Locatelli është një tjetër opsion që mund të shqyrtohet nga Arsenal.